Ditën e djeshme ishte protesta e 4 e opozitës në të cilën nuk munguan as konfrontimet e dhunshme të policisë me protestuesit, por dhe me të tjera persona nga radhët e opozitës.
Ajo që u vu re në protestën e djeshme ishte sasi e madhe e gazit lotsjellës e përdorur nga ana e Policisë së Shtetit, me qëllim për të mbajtur larg institucioneve si Kryeministria apo Kuvendi, turmën e madhe të protestuesve.
Sasi e madhe e gazit lotsjellës ishte aq e madhe sa është ndjerë dhe tek banorët të cilët jetojnë në distancë të konsiderueshme nga vendet në të cilat u përdorë ky gaz.
Por në një video të publikuar së fundmi në llogarinë e ish-kryeministrit Sali Berisha pamjet janë rrëqethëse dhe tronditëse njëkohësisht.
Duket shumë persona të cilët i kanë të dukshme komplikacionet nga gazi lotsjellës, ndërsa mes tyre është një fëmijë jo më shumë se 5-6 vjeç.
Në video dëgjohen thirrjet e një nëne: “Amani gocën”