04:42 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Amantia, arti i ndërtimit të qytetërimit ilir

08:45 | 08/02/2025
në Kryesore, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Amantia, arti i ndërtimit të qytetërimit ilir

Qyteti antik i Amantias, Monument Kulture, pret e përcjell vizitorë vendas e të huaj të ardhur enkas për të zbuluar artin e ndërtimit të qytetërimit ilir. Muret fortifikuese të Amantias ofrojnë një pamje mbresëlënëse të inxhinierisë dhe arkitekturës ilire nga shekulli IV para Krishtit.

Ato janë ndërtuar me gurë të punuar, duke përdorur forma poligonale, paralelopipede dhe trapezoidale, të lidhura ndërmjet tyre pa përdorur material ngjitës.

Muret mbështeten në shkëmbinj të prerë, të cilët shërbejnë si bazë për ndërtimin e strukturës, duke i dhënë fortifikimit një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Disa pjesë të mureve përmbajnë blloqe guri deri në 2,60 m të gjatë, që forcojnë edhe më shumë ndërtimin. Për të rritur stabilitetin, muret janë mbështetur nga kontraforte, duke shfrytëzuar terrenin natyror dhe duke siguruar mbrojtje maksimale. Disa nga portat e akropolit kanë hark të rremë, një element karakteristik i periudhës.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, e cila kujdeset për këtë Monument Kulture, fton të vizitohet Amantia për të parë nga afër këtë kryevepër të qytetërimit ilir, ku herë pas here kryhen ekspedita dhe arkeologët kanë ende se ç’të zbulojnë nga nëntoka e pasur e saj.

Pas

Gjashtë mënyra për të trajtuar duart e thara dhe të plasaritura në shtëpi

Para

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Para
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.