Rubrikën e përditshme tashmë në rrjetet sociale, “Amarcord”, kryeministri Edi Rama ia dedikon atdhetarit të madh Sali Nivica.
Sipas kreut të qeverisë, Nivica, i vrarë nga armiqtë e shqiptarëve, e deshi shumë Shqipërinë dhe Kosovën.
Ja çfarë shkruan Rama në Facebook:
AMARCORD
Qendresa e shqiptareve kundrejt atyre qe jane mesuar te rreken t’u neperkembin te drejtat e dinjitetin, mbase ka vonuar po s’ka harruar asnjehere, sepse eshte misheruar nga patriote te vendosur.
Te jesh njeri i madh, shkruan Shekspiri, eshte te luftosh per nje ceshtje te madhe.
I tille ishte Sali Nivica, vrare nga armiqte e shqiptareve me 10 janar 1920.
Sali Nivica, themelues i Qarkut Letrar te Stambollit, i Komisise letrare dhe i Komitetit Kombetar te Kosoves, mbetet gjithnje ne po ate maje te larte atdhetarie qe ishte kur dha jeten per te drejtat e dinjitetin kombetar.
I perjetshem kujtimi i labit te madh qe aq shume e deshi Shqiperine dhe Kosoven. (A.R/SHUPLAKA)