Kryeministri Edi Rama bën të parin postim për “Shën Valentinin” e sotëm, por ky nuk është një urim për bashkëshorten e tij, Linda Ramën.
Bëhet fjalë për një fotografi të vjetër të Pashko Ashikut, përpara se ai të ndahej nga jeta si martir. Në foto, ashtu siç thotë edhe kryeministri, ky duket sikur “po e ha me sy”, partneren e cila qëndron në këmbë përpara tij.
POSTIMI I RAMËS:
“Dashurimisht nga Valentini yt”
Shprehja e famshme e Shën Valentinit, shkruar, sipas traditës, në një pusullë për një konfidente të tij përpara se të jepte jetën si martir, lexohet qartazi në vështrimin e ekzaltuar të qytetarit sqimatar të Shkodrës, Pashko Ashikut – nëse nuk do ta kishte patur kështu mbiemrin, do të duhej t’ja kishim shpikur për këtë rast – i cili e “ha me sy” të zgjedhurën e tij të zemrës. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post