Ambasada Amerikane në Tiranë ka qenë në qendër të vëmendjes ditën e inaugurimit të presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara Donald Trump.
E njëjta gjë po ndodh edhe gjatë ditëve në vazhdim, për të parë se çfarë poston stafi në hapësirën publike: faqen në ”Facebook”.
Rreth një orë më parë ka postuar një foto dite të Trump-it gjatë takimit me skuadrën e forcave të rendit me përshkrimin:” Foto e Ditës: Presidenti Donald J. Trump dhe Zv. Presidenti Mike Pence mirëpresin skuadrat e forcave të rendit në Shtëpinë e Bardhë. “Ne të gjithë jemi mirënjohës për punën tuaj,” tha Presidenti.”
Por ajo që ka rënë në sy është detaji se fotoja është bardhë e zi.
”Po pse pa ngjyra more shokët e ambasadës,apo e keni konsumuar ylberin më përpara…se ata që ikën i kishin shumë përzemër ngjyrat ashtu si dhe këta tanët…”, i shkruan plot ironi komentuesja.
Ka qenë vetë stafi i presidentit Donald Trump që e ka postuar këtë foto bardhë e zi. (V.G/SHUPLAKA)
POSTIMI I AMBASADËS NË TIRANË
POSTIMI NË FAQEN E PRESIDENTIT DONALD TRUMP