Dështimi i mbledhjes së Qeverisë në Kosovë ka sjell dhe reagimin e ambasadës amerikane e cila ka kritikuar ashpër qeverinë kosovare.
Ambasada amerikane ka dhënë ultimatum që pa asnjë vonesë të votohet demarkacioni, thirrja i është drejtuar kuvendit, deputetëve të gjitha partive dhe qeverisë së Kosovës. Përcaktimi i vijës kufitare është bërë me ndihmën e ekspertëve amerikanë dhe nuk lë vënd për paqartësi. Ndërkohë që analistët në Kosovë vlerësojnë se partnerët e koalicionit kanë mospajtime për këtë çështje dhe koalicioni mund të marrë fund.
Kujtojmë që demarkacioni është kthyer prej dy vitesh në një çështje kryesore në Kosovë dhe ka shkaktuar përplasje të ashpra mes qeverisë dhe opozitës. Brukseli e ka vënë edhe si kusht për liberalizimin e vizave. (B.H/Shuplaka)