05:33 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Ambasada Amerikane profil për Melania Trump-in: Ashtu siç e njihnin sllovenët

10:30 | 22/01/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Ambasada Amerikane profil për Melania Trump-in: Ashtu siç e njihnin sllovenët

Ambasada amerikane në vendin tonë vetëm pak minuta më parë ka publikuar në Facebook një profil të Zonjës së Parë të Shtetev të Bashkuara të Amerikës, të Melania Trump-it. “Njihuni me Zonjën e Parë, Melania Trump, ashtu si e njihnin sllovenët”, shkruhet në faqen e ambasadës amerikane në Tiranë.  Ndërsa vetë profile titullohet: Melania Trump, ashtu siç e njohin sllovenët atë”.

Në këtë profil shkruhet:  Melanija Knavs ka lindur në 26 Prill të vitit 1970 në ish-Republikën Jugosllave të Sllovenisë, një vend i vogël me kështjella mesjetare, pyje të mëdha dhe lumenj të rrethuar nga Austria, Hungaria, Italia dhe Kroacia. Ajo e la atdheun e saj për të ndjekur karrierën si modele në fushën e modës. Tani sllovenët mezi presin të tërheqin vëmendjen e botës në sajë të rolit të ri të vajzës që mban kombësinë e tyre, rol i një profilit të lartë.

 Jakob Susteric, që drejton një kompani mjekësore në Lubjanë, kryeqyteti i Sllovenisë, thotë se pak e njohin Slloveninë tani, por së shpejti kjo do të ndryshojë. “Kjo është një mundësi e madhe që kombi ynë prej dy milionë … të gjejë vendin e vetë në Evropë, në botë”,  tha ai.

Fotografi Stane Jerko kujton se e ka parë Melaninë kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe,  në një organizim mode në qytetin e saj, Sevnica. Edhe atëherë ajo  dallohej për bukurinë dhe energjinë e saj.  Petra Sedej, një shoqe klase gjatë shkollës së mesme, kujton bisedat e tyre në lidhje me dëshirën e madhe për të parë botën.  Disa vajza e kishin zili bukurinë e saj, por ajo nuk reagonte. “Unë mendoj se kjo vjen nga diçka e fortë që ndodhet brenda saj”, ka thënë Sedej.

Ajo u largua nga Sevnica për të bërë modelen në Lubjanë dhe më vonë në Milano dhe Paris. Melania e ndryshoi mbiemrin e saj në Melania Knauss. Melania dhe Donald Trump u takuan në një eveniment mode në Nju Jork në vitin 1998.

Në Sevnica, miku i familjes Zdravko Mastnak thotë se babai i saj, Viktor Knavs, i ngjante shumë Donald Trump-it, ishte një burrë ambicioz, biznesmen i mirë dhe gjithmonë në kërkim për të përmirësuar jetën e tij, përtej asaj që fitonte nga shitja e makinave në një kompani shtetërore. Nëna e saj, Amalija, bënte modelet e rrobave në fabrikën e veshjeve për fëmijë. “Ajo do të bëhet një nga ne,  ne jemi me të vërtetë të lumtur për të,” tha Nusa Vidmar,  një pronare e një dyqani tortash pranë pallatit ku Melania Trump u rrit. Melania, është Zonja e Parë e dytë që ka lindur jashtë Shteteve të Bashkuara.

Po kështu një kavanoz mjalti mban imazhin e Melania Trump-it dhe flamurin amerikan  në një dyqan  turistik në Sevnica, vendlindjen e Zonjës së Parë. (J.V/Shuplaka)

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”890″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

 

Etiketa: Melania TrumpprofilSlloveni
Pas

Marshi i grave në SHBA mbledh qindra mijëra njerëz, solidarizohet dhe Europa (FOTO)

Para

Përzgjidhen gjyqtarët, pesë emrat që do të rigjykojnë Dritan Dajtin

Para
Përzgjidhen gjyqtarët, pesë emrat që do të rigjykojnë Dritan Dajtin

Përzgjidhen gjyqtarët, pesë emrat që do të rigjykojnë Dritan Dajtin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.