Qeveria amerikane i ka dhuar 3500 tamponë për Covid-19 Shqipërisë si ndihmë në përballjen jo të lehtë që po kalon vendi me pandeminë.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasada e SHBA në Tiranë e cila shkruan se kanë mbërritur në Shqipëri dhe janë dorëzuar në ISHP 3500 komplete testimi për COVID të financuara nga qeveria amerikane.
“3.500 komplete testimi për COVID të financuara nga qeveria amerikane, kanë mbërritur në Shqipëri dhe janë dorëzuar në ISHP! Këto komplete testimi janë pjesë e kontributit të përgjithshëm Amerikan për të mbështetur reagimin e Shqipërisë ndaj COVID-19. Duke punuar me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë këto komplete testimi do të ndihmojnë në zbulimin e rasteve si dhe gjurmimin e rasteve te lidhura me to”, shkruan ambasada.