Përfaqësuesja e USAID-it në Shqipëri, Catherine Johnson, ka lexuar para kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri, mesazhin e ambasadorit amerikan, Donald Lu.
Në mungesë të Lu-së, Johnos lexoi mesazhin dhe tha se qeveria nuk duhet të japë më koncesione.
Duke u bazuar dhe tek rekomandimet e mëparshme të FMN-së, Johnson tha se asnjë biznes nuk duhet të trajtohet si i veçantë, dhe se kontratat duhet të jenë transparente.
“Do të lexoj disa prej atyre shënimeve që ambasadori ka përgatitur. Ambasadori shkruan: Jam i sigurtë që me këtë strategji do të ndodhin gjëra të mira. Shqipëria do të përmirësojë menaxhimin e këtij sistemi, për njerëzit dhe mjedisin. Jam besimplotë që do të ketë energji për shtëpitë dhe bizneset.
Më lini që t’i bëj jehonë mesazhit që është përcjellë nga FMN-ja se Shqipëria do të përfitojë duke mos dhënë më koncesione jo konkurruese tek bizneset individuale sepse duhet të ketë një kontratë transparente standarte për të gjithë konkurrentët në sektorin e energjisë. Askush nuk duhet të marrë trajtim të posaçëm,” tha Johnson.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post