Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Urimi është bërë në faqen në “Facebook” të Ambasadës.
Duke zgjedhur një foto nga xhamia e vjetër në sheshin Skënderbej, ambasada e SHBA shkruan: “Gëzuar Kurban Bajrami.
Po ashtu gjatë mëngjesit të sotëm besimtarët myslimanë kanë bërë faljen e Namazit në ‘’Sheshin Skënderbej”.
Kurban Bajrami është festa e dytë e këtij vitit në kalendarin islam dhe pas faljes së mëngjesit rituali vazhdon me prerjne e kurbanit dhe me vizitat tek të afërmit dhe miqtë në mënyrë që të përcjellin urimet për njëri-tjetrin.
Në fjalën e tij përpara besimtarëve kreu i komunitetit mysliman Skëndër Brucaj u shpreh se Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit dhe dorëzimit të plotë tek Allahu i lartësuar.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post