19:13 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ambasada çeke i bashkohet nismës së Bashkisë, Veliaj: Kënde lojërash në çdo lagje

12:43 | 13/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambasada çeke i bashkohet nismës së Bashkisë, Veliaj: Kënde lojërash në çdo lagje

Projekti ambicioz i Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar kënde lojërash dhe hapësira çlodhëse në çdo lagje të Tiranës ka gjetur përkrahjen edhe të përfaqësive diplomatike të akredituara në vendin tonë. Ambasada çeke është e para e cila iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës, duke dhuruar module të ndryshme lojërash për këndin e fëmijëve në sheshin “Bajram Curri”, Njësia 7.

Duke vlerësuar cilësinë me të cilën është punuar për ndërtimin e këndeve për fëmijë dhe të shesheve çlodhëse për të gjitha grupmoshat, Veliaj tha se investime të tilla kanë një impakt pozitiv edhe për gjeneratën e ardhshme. “Në shumë prej projekteve tona, investimi është cilësor, por dilema është a do të mirëmbahet, a do ta mbajmë pastër, a do sillemi mirë, a do të vandalizohet? Unë besoj se sot nuk investojmë vetëm në infrastrukturë, por edhe në kulturë, dhe paja e qytetit tonë është një brez i ri i cili po rritet më i kulturuar, më i pastër dhe më i ndërgjegjshëm se si duhet të menaxhojmë hapësirën tonë të përbashkët” tha Veliaj.

Ai u shpreh optimist se ky bashkëpunim me ambasadën çeke për ndërtimin e këndeve të lojërave, do të ndiqet edhe nga përfaqësitë e tjera të akredituara në vendin tonë. “Mezi pres që kur të kthehemi pas një muaji, të gjejmë këndin e 21 të përfunduar dhe kjo dallëndyshja e parë e ambasadës çeke të pasohet edhe nga të tjerë. Sigurisht, ky është një investim modest, por sado modest të jetë, është diçka për të cilën u jemi shumë mirënjohës dhe shpresoj që të jetë shembull edhe për të tjerët”, u shpreh Veliaj.

Ambasadori i Republikës Çeke, Jaroslav Ludva, e cilësoi këtë bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës si shumë të rëndësishëm për brezat e rinj. “Kjo ditë është një ditë e bukur për të dy palët, Bashkinë, qytetin dhe Ambasadën Çeke. Ne identifikuam këtë bashkëpunim shumë të mirë me bashkinë, që konsiston në këtë shesh lojërash që nxjerr në pah të ardhmen e brezave dhe të ardhmen e qytetit të Tiranës. Jemi shumë të lumtur që po bashkëpunojmë në këtë projekt. Të shpresojmë që edhe ambasada të tjera të na bashkohen në këto projekte”, tha diplomati çek.

Investimi për jetëzimin e sheshit “Bajram Curri” parashikon rikualifikimin estetik të zonës, përmes shtimit të gjelbërimit, ndriçimit dhe ndërtimit të infrastrukturës çlodhëse për të rritur (stola, hije). Po tek Njësia 7, Bashkia e Tiranës ka planifikuar ndërtimin edhe të dy shesheve të tjera, më konkretisht në rrugën “Sali Butka” dhe “Shefqet Musaraj”, duke e transformuar tërësisht këtë zonë. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas

Rrëfehet Silva Gunbardhi: Kthehesha në shtëpi duke qarë, nuk gjeja mbështetje

Para

I gjenden armë dhe drogë në makinë, arrestohet 28 vjeçari në Sarandë

Para
Grabitet dyqani në kryeqytet, dyshohet me pistoletë lodër

I gjenden armë dhe drogë në makinë, arrestohet 28 vjeçari në Sarandë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjidhet Papa i Ri, tym i Bardhe nga Vatikani, 133 kardinalet zgjedhin drejtuesin e Kishes Katolike

6 ditë nën masivin e kromit, vijojnë kërkimet për 29 vjeçarin Ardit Beshiri, gjenden disa rroba

Bill Gates zotohet të dhurojë pothuajse të gjithë pasurinë e tij deri në vitin 2045: Nuk do të vdes i pasur

“S’më duhen fotot me Trump”, Vuçiç zbut situatën nga Moska: E takova në Zyrën Ovale, presidenti i SHBA po bën të mira për botën

Ministri Hasani: “Zgjerimi i BE-së duhet të jetë prioritet, garanton të ardhmen e përbashkët kundër kërcënimeve hibride”

Basha: Vota për Koalicionin Euroatlantik, votë kundër korrupsionit

Ankesat e PD-së për shpërndarjen e zarfeve në Greqi, kreu i KQZ-së letër kompanisë postare: Na dërgoni urgjentisht një raport

Rama bëri parashikimin për marrjen e deri 88 mandateve në zgjedhje! Reagon Berisha

Sali Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-ve, reagon kreu i PD: Ky vendim shpërblim i madh për të gjithë demokratët që qëndruan për kauzën e drejtë

Rama “memorandum” mbi letër buke në Kuç, parashikon sa mandate do të marrë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.