Ambasada amerikane në Tiranë, ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me gjykimin e dosjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë.
Në postim, Ambasada e SHBA duket se nuk është e kënaqur me punën dhe ritmin që Gjykatën e Lartë ka ndjekur deri më sot, sa i përket përparimin në gjykim me dosjet e prapambetura.
Në postim theksohet se në vitin 2019, Gjykata e Lartë kishte një gjyqtar nga 19 vende, ndërsa sot ka 16 anëtarë dhe vetëm tre vende të paplotësuara.
Në korrik të 2020, Gjykata e Lartë kishte rreth 35,000 çështje të prapambetura, ndërsa që nga prilli i vitit 2021, projekti për uljen e çështjeve i financuar nga SHBA ka përpunuar mbi 8,200 çështje të mbetura
Ambasada e SHBA: Në vitin 2019, Gjykata e Lartë kishte një gjyqtar nga 19 vende. Sot ka 16 anëtarë dhe vetëm tre vende të paplotësuara. Në korrik të 2020, Gjykata e Lartë kishte rreth 35,000 çështje të prapambetura. Që nga prilli i vitit 2021, projekti për uljen e çështjeve i financuar nga SHBA ka përpunuar mbi 8,200 çështje të mbetura – dhe Gjykata e Lartë iu ka dhënë zgjidhje 5,200 prej tyre.
Më shumë duhet bërë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë Këshillin e Lartë Gjyqësor teksa ai plotëson vendet vakante të mbetura në Gjykatën e Lartë dhe do të mbështesë përpjekjet e mëdha për të pakësuar çështjet e prapambetura. Shqiptarët meritojnë drejtësi të shpejtë, të vërtetë.
1/3 In 2019, the High Court had only one judge out of 19 seats. Today, there are 16 members with only three vacancies. pic.twitter.com/JcmYgibkII
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 3, 2023