Ambasada e Shtetve të Bashkuara të Amerikës, do të mbyllë dyert për qytetarët ditën e nesërme, e kjo për shkak se SHBA e ka shpallur ditën e nesërme si ditë zie kombëtare, për nder të ish-Presidentit Bush, i cili ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Amdasada e SHBA-ve në Tiranë me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan:
“Ambasada Amerikane në Tiranë do të jetë e mbyllur nesër, e mërkurë, 5 dhjetor, në nderim të Ditës Kombëtare të Zisë për Presidentin George H.W. Bush.
Do të rifillojmë punën si zakonisht të enjten, 6 dhjetor. Shërbimet konsullore nuk do të ofrohen të mërkurën, 5 dhjetor. Të gjitha takimet konsullore janë shtyrë për të premten, 7 dhjetor – ju lutemi të kontrolloni adresat tuaja të postës elektronike për më shumë informacion. Faleminderit!”
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post