12:13 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ambasada Gjermane i dhuron 5 automjete Policisë Kufitare, vlerësohet bashkëpunimi dypalësh

12:25 | 16/01/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambasada Gjermane i dhuron 5 automjete Policisë Kufitare, vlerësohet bashkëpunimi dypalësh

Ambasada Gjermane i ka dhuruar Drejtorisë së Përgjithshme të Kufirit dhe Migracionit 5 automjete. 

Më datë 16.01.2017 u zhvillua një ceremoni në kuadër të dhurimit të 5 automjeteve nga Ambasada Gjermane për Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin e Migracionin, me një vlerë prej rreth 80.000 euro.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Ambasadorja Gjermane në Shqipëri Zj.Susanne SCHÜTZ, Oficeri Ndërlidhës Gjerman në Shqipëri, Z. Christian WEIß, Asistente e Oficerit ndërlidhës Gjerman në Shqipëri, Zj.Hrisa XHAÇKA, Drejtor i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki ÇAKO, Drejtor i Përgjithshëm për Kufirin e Migracionin, Drejtues i Lartë Genc MEREPEZA dhe përfaqësues të tjerë të Lartë të Policisë Shqiptare.

Në fjalën e rastit Drejtori i Policisë së Shtetit Z.Çako shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që autoritetet Gjermane i kanë dhënë Policisë së Shtetit, si dhe theksoi intesifikimin e bashkëpunimit mes Policive të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe menaxhimit të kufijve.

“Më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që i keni dhënë Policisë së Shtetit, në emër të organizatës por edhe të Ministrit të Punëve të Brendshme. E konsiderojmë shumë të rëndësishme këtë ndihmë, është një vlerë e shtuar për të investiguar në vazhdimësi punën tonë për menaxhimin e kufirit sidomos. Konstatohet me shumë kënaqësi që bashkëpunimi ynë po intesifikohet edhe në aspektin e luftës kundër krimit të organizuar, trajnimet dhe mbështetjet e vazhdueshme por edhe për kufirin e migracionin. Sigurojmë se është në prioritetet tona lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve të ndryshme por edhe në menaxhimin e kufijve për ti bërë ato më të sigurta në të gjithë Bashkimin Europian”.

Ambasadorja Gjermane Zj. SCHÜTZ, theksoi se kjo mbështetje është një rezultat shumë i mirë i bashkëpunimit shumëvjeçar të dy autoriteteve përkatëse dhe u shpreh mjaft pozitive për kontributin e dhënë për sigurimin e kufijve e cila është jo vetëm në interesin Gjerman por edhe në interesin e përbashkët Europian.

“Edhe ne gëzohemi shumë që patëm mundësi të japim këtë kontributin tonë për sigurimin e kufijve dhe intesifikimin e marrëdhënieve tona e cila është jo vetëm në interesin Gjerman por edhe në interesin tonë Europian. Dhe është një rezultat shumë i mirë i bashkëpunimit shumëvjeçar që bën Z. WEIß që është Kryekomisari i Policisë Federale Gjermane në Policinë Kufitare të Shtetit . Ky është rezultat i pritshëm i punës disa vjeçare prandaj duam t’ju falenderojmë të gjithëve”. (E.K/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”787″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 
 
 
 
 
Etiketa: ambasada gjermanepolicia kufitare
Pas

Tahiri i shkruan ”La Repubblica-së”: Përgënjeshtroni lajmin për flamuj të ISIS-it në fshatrat e Shqipërisë

Para

Pas të ftohtit rikthehet aktiviteti në Teatrin Kombëtar, “Opera për 3 grosh” shfaqet këtë të enjte

Para
Pas të ftohtit rikthehet aktiviteti në Teatrin Kombëtar, “Opera për 3 grosh” shfaqet këtë të enjte

Pas të ftohtit rikthehet aktiviteti në Teatrin Kombëtar, "Opera për 3 grosh" shfaqet këtë të enjte

Discussion about this post

 



Të Fundit

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

Dështon rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen tutorë e punonjëse seksi! Procedohen pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja

Operacioni ‘Plazhi i lirë’/ Hiqen 85 çadra dhe shezlongë te Kepi i Rodonit në Durrës, vihet nën hetim 59-vjeçari

Krim i rëndë në Budva, 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin! Ulet në kafe pas ngjarjes dhe pret policinë

Zjarret kanë përfshirë vendin, 45 automjete zjarrfikëse dhe 485 forca operacionale në terren! Cilat janë zonat me rrezik më të lartë

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares

33 të vdekur në luftimet kufitare Kamboxhia-Tajlandë, ambasadori kamboxhian kërkon armëpushim “të menjëhershëm”

Zjarri në vend, dronët Bayrakatar TB2 fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut

Sot dita më e nxehtë në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjithë vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.