18:26 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ambasada gjermane kërkon zbardhjen e dosjeve 339 dhe 184, apel dhe për zgjedhjet e 30 qershorit

15:14 | 28/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambasada gjermane kërkon zbardhjen e dosjeve 339 dhe 184, apel dhe për zgjedhjet e 30 qershorit

Ambasada gjermane në një njoftim të shpërndarë për mediat apelon të gjitha palët politike në vend që të shmangin dhunën duke e cilësuar si “një obligim të veçantë për partitë opozitare”. Gjithashtu ajo ka kërkuar dialog mes palëve sidomos pas ditës së zgjedhjeve. Gjithashtu përfaqësia e shtetit gjerman në Tiranë ka kërkuar nga agjencitë kompetente dhe zbardhjen e krimeve elektorale në proceset e shkuara zgjedhore duke nënkuptuar dy dosjet e nxehta 339 dhe 184, pjesë nga të cilat dolën në audiopërgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild.

“Duke patur parasysh zgjedhjet vendore të ditës së diel, datë 30 qershor, u bëj thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune. Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it.

Të gjitha palët duhet të tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjencitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi. Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani rëndësi vendimtare ka rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese“, shkruhet në njoftimin e shpërndarë nga ambasada gjermane.

Pas

Shkarkimi i kryebashkiakut, deklarata tronditëse e Bashës: Edi Rama po kërkon të flijojë njerëz

Para

Kirurgu turk nga Spitali Amerikan shpëton nga paraliza 64-vjeçarin me mielopati cervikale

Para
Kirurgu turk nga Spitali Amerikan shpëton nga paraliza 64-vjeçarin me mielopati cervikale

Kirurgu turk nga Spitali Amerikan shpëton nga paraliza 64-vjeçarin me mielopati cervikale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mediat: Shpërthim i fuqishëm pas sulmit të South Pars në Iran! Fusha më e madhe e gazit në botë përfshihet nga flakët

“Ta rikthejmë Rusinë në OKB”. I dërguari i Trump zbulon planin për luftën në Ukrainë

Aksident tragjik në Francë: Tre ukrainas të vrarë, reagon Zelensky

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në një park të Romës, autori arrestohet në Greqi pas arratisjes. Fotoja e 46-vjeçarit me vajzën 6-muajshe para krimit

Irani pretendon se ka rrëzuar tre avionë bombardues izraelitë. Tel Avivi e mohon

Situatë kritike në Minneapolis, dy ligjvënës demokratë qëllohen me armë në shtëpitë e tyre

Rusia këmbëngul në zgjidhjen politike e diplomatike të programit bërthamor iranian

Beogradi: Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë dhe një ish-polic të MPB-së serbe

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.