19:34 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

21:15 | 16/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë beson se vendimet e ndjeshme, të tilla si heqja e shtetësisë dhe dëbimi, duhet të merren në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Të prekurve (nga vendime të tilla) duhet t’iu ofrohet qasje e plotë në këshilla dhe mjete ligjore”, ka deklaruar Ambasada gjermane në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë, duke komentuar vendimin e autoriteteve të Kosovës për t’i dëbuar katër anëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët jetojnë në Kosovë, gjatë fundjavës.

Ambasada gjermane ka thënë se për këtë çështje ka diskutuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe se “ambasada po monitoron nga afër zhvillimet në këto raste”.

Autoritetet e Kosovës dëbuan anëtarët e ministrisë serbe nën dyshimin se ata po kërcënonin sigurinë kombëtare. Ata janë anëtarë të komunitetit serb që jetojnë në komuna me shumicë serbe në veri dhe në jug të lumit Ibër.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi më parë se kishte marrë vendim për heqjen e shtetësisë bazuar në Ligjin për Shtetësinë, aktet nënligjore dhe rekomandimet e institucioneve përkatëse.

Sipas Ligjit për Shtetësinë e Kosovës, një person humbet shtetësinë nëse angazhohet në aktivitete që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Kosovës, si dhe kur është anëtar i qëllimshëm i një organizate që synon të përmbysë ose minojë rendin kushtetues të Kosovës.

Sipas këtij ligji, një person humbet shtetësinë edhe kur është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose forcave policore të një shteti tjetër, pa pëlqimin e autoriteteve vendase ose një marrëveshjeje ndërkombëtare përkatëse.

Në reagimin e saj, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë vlerësoi se kjo është një “politikë e persekutimit të një populli dhe spastrimit etnik të serbëve”.

Ajo shtoi se është në kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe se i ka informuar përfaqësuesit ndërkombëtarë për gjithçka.

Më 7 qershor, në Serbi u arrestua ish-anëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili akuzohet për “vrasje të rëndë në Banjskë” në shtator 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmuan Policinë e Kosovës dhe vranë një oficer policie.

Tre sulmues serbë u vranë në shkëmbimin e zjarrit, dhe avokati i Spahiut, Ariant Koci, i tha Radios Evropa e Lirë se klienti i tij akuzohet në Serbi për vrasjet e tyre.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar që Spahiu – të cilit i është shqiptuar masë paraburgimi – të lirohet menjëherë, dhe kanë informuar vendet e QUINT-it ( Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Italinë) për rastin.

Pas

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Para

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Para
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

 



Të Fundit

Rama: Mandati i katërt nis me një skuadër të re dhe të jashtëzakonshme

PS feston 34 vite, Klosi: Ky mandat shënon afrimin me Evropën

34 vjetori i themelimit te Partis Socialiste

“Ilaçi më i mirë është paqja”, OBSH dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore

Irani rrit tensionet: Ndërhyrja e një pale të tretë s’do tolerohet, reagimi do të jetë i menjëhershëm

Turki Al-Jasser, gazetari që parashikoi vdekjen e vet, ekzekutohet nga regjimi saudit

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit pas sulmit: Khamenei nuk mund të lejohet të jetojë më

Kapet me 8 kg heroinë dhe 250 mijë paund: Gjykata britanike lejon qëndrimin e trafikantit shqiptar

Qeveria e Kosovës planifikon ndërtimin e dy urave të reja pranë urës kryesore në Mitrovicë

Akuzohen si agjentë të Izraelit, Irani arreston 24 persona dhe kërcënon Hormuzin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.