Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë një letër urimi nga presidenti I SHBA-së Donald Trump dhe nga Sekretari i Shtetit Rex Tillerson.
Trump dhe Tillerson urojnë Hradinajn për festat e fundvitit dhe i shprehin falenderime atij për mbështetjen kundër terrorizmit.
Ka qenë vetë Hradinaj i cili ka publikuar në Facebook lajmin ku është shprehur ndër të tjera se “Ky urim është edhe një konfirmim i miqësisë së përhershme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”
Urimet nga Trump dhe Tillerson vijnë vetëm pak ditë pasi ambasada amerikane I refuzoi vizën për në SHBA.
POSTIMI I HARADINAJT:
Sot, pata nderin e veçantë të pranoj urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ky urim është edhe një konfirmim i miqësisë së përhershme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Sot, po ashtu, kam pranuar telegram nga Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në të cilin, ai më falënderon për mbështetjen personale, por edhe institucionale të shtetit të Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit.
Qeveria dhe populli i Kosovës do të jenë çdoherë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
RH
(B.H/Faxweb)