Opozita ka zhvilluar një protestë prej më shumë se 5 orësh në bulevardin Dëshmorët e Kombit para Kryeministrisë, protestë e cila precipitoi në thyerje xhamash të kryeministrisë. Kjo më pas solli edhe ndërhyrjen e Gardës, duke qëlluar me gaz lotsjellës mbi protestuesit, gjë që solli disa herë kaos dhe helmime mes protestuesve por edhe gazetarëve dhe fotoreporterëve.
I ftuar në studion e televizionit “Fax News” për të folur për protestën, ishte gazetari Alfred Lela, i cili u shpreh se protesta tregoi emocion dhe zemëratën e qytetarëve karshi qeverisë.
“Protestat kurrë nuk takohen me pritshmëritë e tyre maksimale, apo pritshmëritë e retorikës apo gjuhës që shfaqin. Kjo nuk do të thotë që protesta nuk shfaqi në masë të madhe një emocion, një zemëratë që lëviz prej vitesh. Pati pjesëmarrje të bollshme, zemërat dhe reagim. Protesta ishte serioze si në pjesëmarrje si në shpalosje të akteve të tjera”, – tha Lela.
Duke u ndalur tek sulmi ndaj “kryeministrisë nga disa prej protestuesve, ai tha: “Një aneks i vogël i protestës që nuk i heq as nuk i shton gjë, as nuk i bën mirë as nuk i bën keq apo as nuk e njollos e as nuk i bën gjë protestës. Ishte thjeshtë një moment i dobët jo domethënës, i shfaqjes së zemëratës popullore.
Këtë radhë pati një shmangje, nuk pati përfshirje politike. Pati vetëm 2-3 raste të përfshirjes së Bashës, Kryemadhit apo zotit Berisha. Fakti që ishte pjesëmarrje e madhe nuk pati nevojë për përfshirje të politikës”.
Ai u ndal edhe tek qëndrimet e ambasadave të akredituara në Shqipëri, ndërsa tha se qëndrimi i tyre ishte i njëanshëm dhe i nxituar.
“Për mua ishin pak të nxituara. Britanikja ishte e para, që pa kaluar as gjysmë ore nga protesta reagoi. Mu duk disi i shpërpjestuar, i padrejtë dhe joserioz, në raport me atë që pamë dhe atë që ndodhi sot. Nuk pati të tillë agresivitet që të detyronte ambasadën britanike dhe të tjerat pas saj që të bënin thirrje kundër dhunës. Pati disa thyerja xhamash dhe tentativa të qytetarëve.
Unë nuk e kuptoj këtë ngut të ndërkombëtarëve, vetëm nëse kanë ditur diçka që unë nuk e di, opinioni publik nuk e di. Pra vetëm nëse kanë pastur ndonjë informacion për përshkallëzim mund të justifikojë këtë qëndrim. Ky reagim i parakohshëm, duket i nxituar dhe tregon se ato ishin me qeverinë dhe kundër protestës dhe protestuesve”, – tha Lela.
Intervista e plotë:
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post