Pas takimit të mëngjesit të sotëm me kryeministrin Edi Rama, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, është duke zhvilluar një takim me deputeten e Partisë Demokratike, ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli.
Por në këtë takim, Lu shoqërohet nga ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin.
Nga të dhënat e deritanishme, bëhet e ditur se në këtë takim po flitet për situatën politike në vend.
Ky nuk është takimi i parë që faktorët ndërkombëtarë po zhvillojnë me zyrtarë të lartë në vend.
Përveçse takimit me Kreun e Qeverisë, i cili zgjati rreth një orë, ambasadori Donald Lu, në shoqërinë e ish-ambasadorit, zv/ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar Narkotik, Alexander Arvizu, zhvilloi dje takime me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe kryeparlamentarin Ilir Meta.
(XH.A/SHUPLAKA)