00:36 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Ambasadori amerikan Delawie: Kosova parandaloi sulmin terrorist në Elbasan

13:54 | 30/12/2016
në Kosova, Te Gjitha
0
Ambasadori  amerikan Delawie: Kosova parandaloi sulmin terrorist në Elbasan

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është shprehur  se Kosova është partner i SHBA-së­ sa i përket luftimit të ekstremizmit.  Për RTV Dukagjinin ambasadori është shprehur se është me rëndësi të dimë se luftimi i ekstremizmit të dhunshëm është diçka me të cilën duhet të merren të gjitha shtetet, shkruan një portal online.

“Në Shtetet e Bashkuara shqetësohemi për këtë, sepse nuk është çështje vetëm e Ballkanit,  nuk është çështje vetëm e Kosovës. Ne kemi një partneritet me Kosovën. Kosova i ka miratuar disa ligje të rëndësishme, ka burgosur njerëz, kurse numri i atyre që shkon në Irak dhe Siri për të luftuar, ka rënë tepër shumë”, ka thënë ai.

Po kështu Delawie u shpreh se Kosova është arsyeja që në Elbasan, më 12 nëntor, nuk ka pasur viktima. “Elementi më mbresëlënës në këtë tregim ka të bëjë me atë që ndodhi në nëntor në ndeshjen e futbollit ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë, që fillimisht ishte menduar të luhej në Shkodër, por u bart në Elbasan. Si rezultat i veprimeve të Policisë së Kosovës dhe agjencive qeveritare të Kosovës, komploti terrorist u prish plotësisht. Ka pasur gjasa që të kishte shumë viktima nga ai sulm. Më bëri përshtypje që Izraeli e mundi Shqipërinë 3:0, por të gjithë ishin fitues, sepse të gjithë shkuan gjallë në shtëpi. Kjo ndodhi për shkak të veprimeve që zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe partnerët e tyre në rajon i ndërmorën për t’i mbrojtur ato jetë’’, tha Delawie.  Më tej ambasadori i SHBA­ve shtoi se qeveria amerikane është e mahnitur me punën e Qeverisë së Kosovës në trajtimin e problemit të ekstremizmit të dhunshëm. “Kosova është ndër partnerët tanë më të fortë dhe ne mirëpresim bashkëpunimin për këtë çështje të rëndësishme”, ka thënë ambasadori. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: ambasadori Greg Delawiekosove
Pas

Përfundon projekti i urës tek “Irfan Tomini”, Veliaj: Tirana nuk ndërtohet për një ditë, rëndësi ka ritmi

Para

Ministria e Mbrojtjes dhuron pemë për Bashkinë e Tiranës

Para
Ministria e Mbrojtjes dhuron pemë për Bashkinë e Tiranës

Ministria e Mbrojtjes dhuron pemë për Bashkinë e Tiranës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.