Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ritheksuar kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
“Ne padyshim që përkrahim përpjekjet për të shmangur krimet financiare, shpëlarjen e parave, financimin e terrorizmit dhe të ngjashme, por ne kemi shqetësime të thella për mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje, pasi besojmë se nuk i merr parasysh disa shqetësime të komuniteteve”, tha Hovenier.
Ai tha se shpreson që Qeveria e Kosovës të jetë ende partnere, duke shtuar se, nëse ndodh e kundërta, kjo gjë do të ndikojë në cilësine e partneritetit tonë.