Temperaturat e ulta nuk e ndaluan ambasadorin amerikan në Rusi Jon Huntsman që të zhytej në ujërat e ftohta të lumit Istra, një ritual i Epifanisë ortodokse.
Një ekip që shoqëronte Hunstman e brohoriste, pasi ambasadori bëri një zhytje tradicionale nënujore në një ritual që besohet të lajë mëkatet.
“Definitivisht një eksperiencë e paharrueshme,” u tha Hunstman gazetarëve pasi ai doli.
Një gjë të tillë e bëri më parë dhe presidenti Vladimir Putin, i cili festoi pagëzimin e Jezusit në Liqenin Seliger, në veri të kryeqytetit. Besimtarët ortodoksë rusë përkujtuan festën e Epifanisë në natën e 19 janarit, duke u zhytur në liqene dhe lumenj. (B.H/Faxweb)