Në aktivitetin për operacionin “Forca e Ligjit” , të mbajtur sot në Tiranë, ka folur edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman. Ai është shprehur se drejtësia shqiptare ka ende shumë punë dhe mjaft sfida në vijim. Ambasadori britanik nuk ka ngurruar të theksojë se “peshqit e mëdhenj”, janë ende në oqean. Norman vuri në dukje se në Shqipëri, anëtarët më të lartë të grupeve kriminale kanë imunitet.
“Unë e di që ministrat e Mbretërisë së Bashkuar mezi po presin të kalojnë kohë me ministrin Xhafaj dhe ekipin e vet në takime të ndryshme me të. Kemi shembuj suksesi. Një vit është një kohë shumë e shkurtër sa i përket zbatimit të ligjit. Ka ende sfida. Ata peshqit e mëdhenj për të cilët është folur mbeten ende në oqean dhe se anëtarët më të lartë të grupeve kriminale kanë imunitet sa i përket ndjekes penale dhe kjo duhet të ndryshojë në vitet në vijim dhe ajo rrjeta duhet të mbyllet dhe duhet ti kapë” u shpreh ai. (J.D/ faxweb.al)