Ruairi O’Connell , Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka thënë se sonte mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta.
“Kjo mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta”, tha ai
Ambasadori tha se Mbretëria e Bashkuar ka interes që të shohi Kosovën të jetë një shtet ligjor.
“Kemi një interes dhe dëshirë për të parë Kosovën si shtet i ligjit”, tha ai.
Ambasadori u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mendojnë për interesin e vendit.
“Shpresoj që çdo deputet do të merr me seriozitet interesat e shtetit të Kosovës”, tha O’Connel, duke thënë se bashkësia ndërkombëtare kanë qenë miq të sinqertë të Kosovës.
“Nëse anulohet tash reagimi do të jetë shumë i keq për Kosovën. Nuk e di çfarë mund të them se do të jetë reagimi i Londrës, ne kemi qenë gjithmonë miq të sinqertë të Kosovës. Por nëse miratohet sonte kjo, mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga paslufta”.
Nga ana tjetër, ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me Shefat e Grupeve Parlamentare, e thirrur me nënshkrimet e deputetëve që kanë kërkuar që të mbahet sonte seanca e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post