Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqiperi, Duncan Norman për ‘Diplomaticus’ është shprehur se procesi i Vetingut që ka nisur është jashtëzakonisht i rëndësishëm që të vazhdojë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të shikojmë një proces vetingu të ndershëm dhe që nuk shterron. Mendoj se kjo është tema kryesore me të cilën duhet të përballet qeveria pas zgjedhjeve, mundësia për të zbatuar këto ndryshime dhe për tu siguruar që Vetingu të mbetet i tillë .
“Në parlamentin e kaluar, ndryshimet kushtetuese u bënë në mënyrë unanime dhe tashmë ngelet zbatimi i tyre. Është me rëndësi që vettingu të mos dobësohet, por që të mbetet ashtu siç ishte qëllimi në fillim kur u bënë ndryshimet kushtetuese, që ato të zbatohen dhe procesi i vettingut të jetë një sukses”, u shpreh ai.
Ai u ndal dhe tek fushata elektorale duke ju thënë shqiptarëve se nuk ka rëndësi se për kë votojnë, rëndësi ka të marrin pjesë.
“Nuk ka rëndësi për kë votojnë, por me rëndësi është që të votojnë dhe do të doja të shikoja një pjesëmarrje të lartë sepse është një mundësi që zëri i njerëzve të dëgjohet, në mënyrë që populli shqiptar të zgjedhë politikat dhe qeverinë që ata dëshirojnë për katër vitet e ardhshme. Sa më shumë që të votojnë, aq më mirë është”, thotë ambasadori. (S.SH.Shuplaka)