17:13 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ambasadori britanik: Të miratohet mekanizmi i parandalimit të korrupsionit

13:47 | 01/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambasadori britanik: Të miratohet mekanizmi i parandalimit të korrupsionit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nick Abbott kërkoi sot miratimin e mekanizmit për parandalimin e korrupsionit. Në fjalën e tij në takimin që Kryeparlamentarja Elisa Spiropali zhvilloi në kryesinë e Kuvendit me organizatat e shoqërisë civile, Abbott shprehu mbështetjen e qeverisë britanike për Parlamentin dhe shoqërinë civile në Shqipëri.

“Ne punojmë nga afër me këtë partner. Përgëzojmë Parlamentin për miratimin e shqyrtimit postlegjislativ dhe dëshirojmë të shohim gjithashtu miratimin e mekanizmit e parandalimit të korrupsionit”, tha ai. “Të gjithë jemi dakord që shoqëria civile ka një rol kyç në përmirësimin e transparencës së llogaridhënies të institucioneve publike në një vend demokratik. Partnerët tanë kanë ofruar metoda të dialogut me shoqërinë civile nëpërmjet paneleve të qytetarëve”, u shpreh Abbott.

Më tej, ambasadori Abbott vuri theksin tek nevoja që Parlamenti të ushtrojë me efektivitet mekanizmat kushtetuese për të garantuar transparencën dhe përfshirjen e shoqërisë civile si jetike për zhvillimin e demokracisë. “Është e nevojshme që Parlamenti të ushtrojë me efektivitet mekanizmat kushtetutese për të garantuar transparencën dhe përfshirjen e shoqërisë civile si jetike për zhvillimin e demokracisë”, tha ai.

“Parlamenti duhet të angazhohet në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme në dialogun me shoqërinë civile dhe të përdorë mekanizima ekzistues dhe të rinj për të garantuar transparencën duke rritur kështu besimin e qytetarëve në proceset qeverisëse dhe vendimmarrëse”, nënvizoi Abbott. “Mirëpresim çdo nismë që i jep rëndësi strukturave të shoqërisë civile duke fuqizuar rolin e saj, si një aktor kyç në demokraci”, theksoi ai.

Pas

Tre plaçkitje në seri brenda makinave dhe në një dyqan, arrestohet ‘skifteri’ 37-vjeçar! Zbulohen pamjet kur kryen vjedhjet

Para

”Pensionet u dyfishuan gjatë qeverisjes së Berishës”/ Teliti: Rama i ka zhytur në varfëri prandaj reagojnë me zemërim

Para
”Pensionet u dyfishuan gjatë qeverisjes së Berishës”/ Teliti: Rama i ka zhytur në varfëri prandaj reagojnë me zemërim

”Pensionet u dyfishuan gjatë qeverisjes së Berishës”/ Teliti: Rama i ka zhytur në varfëri prandaj reagojnë me zemërim

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE paralajmëron kundërmasa tregtare ndaj SHBA-ve me vlerë 72 miliardë euro në rast dështimi të negociatave

E gjithë Franca në festë, përkujtohet Dita e Bastijës

Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, i vëllai përballet me kunatin, Naim Murseli

Takim privat mes Keir Starmer dhe Donald Trump në fund të korrikut, Presidenti i SHBA planifikon vizitë zyrtare në Britani në shtator

Trump: SHBA-të janë mashtruar për dekada në tregti dhe shpenzime ushtarake! Koha që të veprojmë për Amerikën

Shkodër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë në Dobraç

Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

Rama vizitë në Gjermani, pritet nga Kryeministri i Bavarisë

Tirana zgjedh trajnerin e ri, ia beson pankinën një beratasi

Aksioni për sigurinë ushqimore, Rama ndan pamjet: Mosfaturimi kërcënon shëndetin e konsumatorëve! Angazhim për sekuestrimin e këtyre mallrave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.