15:07 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ambasadori britanik thekson nevojën urgjente për reformimin e ligjit të financimit të partive

10:40 | 26/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambasadori britanik thekson nevojën urgjente për reformimin e ligjit të financimit të partive

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nick Abbott, ka theksuar nevojën urgjente për reformim të ligjit për financimin e partive politike. Ai u shpreh se qytetarët duhet të kenë mundësi të mësojnë qartë se si financohen partitë dhe fushatat e tyre zgjedhore.

“Nevojiten ndryshime në ligjin për financimin e partive, që qytetarët të mësojnë se si financohen partitë dhe fushatat e tyre,” tha Abbott, duke shtuar se në katër vitet e ardhshme Parlamenti do të përballet me sfida të rëndësishme, por do të ketë edhe më shumë gra, një progres që ai e cilësoi domethënës.

Nga ana tjetër, drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, njoftoi se janë administruar 192 materiale që lidhen me dyshime për krime zgjedhore. Nga këto:

·         43 janë regjistruar si procedime penale, që ndodhen aktualisht në fazën e hetimit;

·         43 raste janë mbyllur për mungesë provash;

·         22 janë dërguar për verifikim në polici;

·         17 janë bashkuar me çështje të tjera ekzistuese.

Nga 43 procedimet penale:

·         35 kanë të bëjnë me korrupsion aktiv në zgjedhje;

·         4 për korrupsion aktiv dhe pasiv;

·         1 për përdorim të funksioneve publike për qëllime politike;

·         1 për kanosje dhe dhunim të zgjedhësve.

Dumani sqaroi se shumica e procedimeve janë bazuar në referime të policisë, ndërsa një pjesë e tyre janë nisur nga kallëzime të subjekteve politike. Ai kritikoi partitë për denoncime të paplota dhe theksoi se SPAK ka qenë maksimalisht i angazhuar që nga fillimi i prillit, në bashkëpunim me KQZ dhe policinë.

“Çdo rast i adresuar është hetuar dhe verifikuar me seriozitet. Aty ku mungonin provat, hetimi nuk është nisur, por në asnjë rast nuk ka pasur neglizhencë,” deklaroi Dumani.

Pas

Avokati i Popullit, Balla përgjigjet opozitës: Nuk donit të votonit, por ejani të ndërtojmë një proces

Para

Skualifikohen 6 kandidatë në garën për kreun e BKH, mbeten 7 në konkurim

Para
Skualifikohen 6 kandidatë në garën për kreun e BKH, mbeten 7 në konkurim

Skualifikohen 6 kandidatë në garën për kreun e BKH, mbeten 7 në konkurim

 



Të Fundit

Në 4 vite fiton 13,5 milionë euro, Daku rinovon me Rubin Kazanin me një kontratë marramendëse

3 të vrarë dhe 35 të plagosur nga sulmet me dronet Ukrainase në fabrikën ushtarake ruse

Benjamin Netanyahu konfirmoi udhëtimin e tij në Uashington pritet për takim meTrump

Kryeministri Edi Rama në nisje të takimit, BE – Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes

Marta Kos, Komisioner për zgjerimin e BE – Për Shqipërinë në Shkup

Berisha në Asamblenë e OSBE nuk bën politikë / Kam vetëm një kërkesë: të ndihmoni që Kombi im të votojë i lirë

Seanca e Xhelal Mziut shtyhet me 21 korrik pasi nuk mund të merrte pjesë

Elbasan/ Zjarr në një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre pranë fshatit Balëz

Kapet në Francë, pjesëtari i një organizate kriminale ndërkombëtare, për trafikimin e mbi 1 ton Cannabis, në Bari

Agron Malaj paraqitet në GJKKO

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.