Ambasadori i SHBA-së Donald Lu largohet nga selia e Kryeministrisë. Pas përplasjeve me kryeprokurorin Adriatik Llalla, Lu u takua për herë të parë me kryeministrin Rama, një ditë pas vizitës së këtij të fundit në Kosovë.
Mësohet se takimi midis kreut të qeverisë dhe ambasadorit ka zgjatur rreth 30-40 minuta, ndërsa në fokus të bisedimeve të tyre kanë qenë pikërisht përplasjet e fundit të ambasadorit Lu me kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Vetëm një ditë më parë, në mungesë të Ramës, Lu takoi në Kryeministri shefen e kabinetit Vali Bizhga. Po ashtu, një ditë më parë, ambasadori Lu u takua edhe me presidentin Bujar Nishani. (D.D/Shuplaka)