Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Aleksandër Karpushin ndodhet në një vizitë në qytetin e Beratit, ku edhe ka folur për marrëdhëniet e shtetit që përfaqëson me vendin tonë. Sipas ambasadorit rus, marrëdhia e Rusisë dhe Shqipërisë nuk është aspak në momentet më të mira, duke cilësuar si një periudhë të vështirë ‘krize’.
“Marrëdhëniet Shqipëri-Rusi kanë ende probleme. Lidhjet mes dy shteteve ishin ndërprerë për gati 30 vjet. Në ekonomi dhe tregti kemi marrëdhënie të dobëta ndërsa në fushën kulturore dhe humanitare ka patur dinamizëm .Vendet tona po kalojnë një periudhë jo të lehtë por po rivendoset lidhja dypalëshe”, u shpreh ai.
Kujtojmë se pas sulmit me agjent nervor të ish-agjentit të dyfishtë Skripal dhe vajzës së tij, Shqipëria iu bashkua qëndrimit të vendeve të NATO-s dhe BE-së duke dënuar diplomatët rusë, pas akuzave të Britanisë së Madhe se Rusia qëndronte pas sulmit me agjent nervor .
Gjatë muajit mars vendi ynë largoi të paktën dy diplomatë rusë, një veprim që pati edhe reagimin e Kremlinit, duke larguar të njëjtin numër diplomatësh.
(J.D/Faxweb.al)