14:27 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ambasadori gjerman në Britani: Elon Musk të përgjigjet pse kompania nuk mori masa për aktivitetin online të tij

14:50 | 22/12/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambasadori gjerman në Britani: Elon Musk të përgjigjet pse kompania nuk mori masa për aktivitetin online të tij

Ambasadori gjerman në Mbretërinë e Bashkuar thotë se Elon Musk duhet t’ju përgjigjet pyetjeve se pse kompania e tij, “X”, nuk ndërmori veprime pas aktivitetit online të autorit të dyshuar të sulmit tragjik në Magdeburg. Taleb postonte vazhdimisht postime anti-islamike, teori konspirative dhe kërcënime në platformë, raportojnë mediat e huaja.

Ambasadori Miguel Berge tha se Akti i Sigurisë Dixhitale i BE-së kërkon që kompanitë e mediave sociale të veprojnë, por kjo nuk ndodhi. Ai tha se i dyshuari ishte jashtëzakonisht aktiv, duke kërcënuar në platformën sociale “X”.

“Pyetja është, a vepron X vërtet kundër këtyre gjërave? Ne kemi një Akt të Sigurisë Dixhitale në Bashkimin Evropian i cili kërkon që mediat sociale të veprojnë… Kjo nuk ka ndodhur.”, është shprehur ai. Diplomati gjerman komentoi edhe thirrjet e Elon Musk ndaj kancelarit gjerman Olaf Scholz që të jepte dorëheqjen pas sulmit.

“Unë mendoj se Elon Musk, përpara se të japë këshilla të padëshiruara për qytetarët gjermanë, ai duhet të shikojë përgjegjësinë e platformës së tij,” tha ambasadori, duke vënë në dukje mbështetjen e Musk për Alternativën për Gjermaninë e ekstremit të djathtë.

Ndërkohë edhe Arabia Saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për të dyshuarin pasi ai postoi pikëpamjet ekstremiste në llogarinë e tij personale “X”. Këto paralajmërime janë dhënë disa herë që kur ai u largua nga Arabia Saudite në vitin 2006, tha burimi për mediat e huaja, pa hyrë në detaje të mëtejshme.

Një vlerësim i rrezikut i kryer vitin e kaluar nga hetuesit penalë shtetërorë dhe federalë gjermanë arriti në përfundimin se njeriu nuk përbënte asnjë rrezik specifik, raportoi gazeta Welt, duke cituar burime të sigurisë gjermane.

Pas

Blake Lively padit për ngacmin seksual bashkëpunëtorin e saj në filmin “It Ends With Us”

Para

Hap i rëndësishëm, Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Para
Hap i rëndësishëm, Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Hap i rëndësishëm, Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Mat: dy të dyshuar në burg, ata mohojnë përfshirjen

Makina Hyn Mes Turmës në Los Angeles, 28 të Plagosur, 9 Kritike

Himarë/Shkaktuan ndotje mjedisore nga shkarkimi i ujërave të ndotura të hotelit, procedohet penalisht administratorja e subjektit

Radhë në doganën e Qafë-Botës, udhëtarët presin deri në 3 orë

Merz: Qasja e Izraelit ndaj Gazës Nuk Është Më e Pranueshme

Shqipëria në Krah të Izraelit: Spiropali Takon Familjarët e Pengjeve të Hamasit

Autor i 13 grabitjeve, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë, vidhte motomjete elektrike

Siria dërgon forca sigurie në Suwayda pas përleshjeve vdekjeprurëse dhe trazirave

“Ndiejmë keqardhje të thellë”: Netanyahu i nënshtrohet kërkesës së Trumpit për sqarime mbi sulmin ndaj kishës në Gaza

Turqia përsërit mbështetjen për integritetin territorial, unitetin dhe sovranitetin e Sirisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.