Kryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri së bashku me bashkëkryetaren Rudina Hajdari kanë zhvilluar ditën e sotme një takim ne ambasadorin gjerman Peter Zingraf.
Në një postim në rrejtet sociale, Gjiknuri shkruan se Zingraf ritheksoi interesimin maksimal të Gjermanisë për reformën zgjedhore.
“Me ambasadorin Peter Zingraf i cili ritheksoi interesimin maksimal të Gjermanisë për reformën zgjedhore. Diskutuam mbi ecurinë e deritanishme të këtij procesi, gatishmërinë e mazhorancës për të krijuar hapësirat e bashkëpunimit për opozitën parlamentare ashtu edhe atë joparlamentare. Në kuadër të adresimit të kërkesave të opozitës parlamentare, me bashkëkryetaren e komisionit zj.Rudina Hajdari jemi dakordësuar të organizojmë brenda Shtatorit një tryezë gjithëpërfshirëse diskutimi mbi çështjet e sistemit zgjedhor.”- shkruan Gjiknuri.