09:49 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ambasadori i BE në Shkup: Vettingu në gjyqësor i panevojshëm, mbetet gjithmonë opsioni i fundit

17:31 | 17/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambasadori i BE në Shkup: Vettingu në gjyqësor i panevojshëm, mbetet gjithmonë opsioni i fundit

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shkup Samuel Zhbogar ka deklaruar se vettingu në gjyqësor në Maqedoninë e Veriut nuk është i nevojshem duke rekomanduar se duhet bërë ndërhyrje përmes shfrytëzimit të të gjitha elementet e tjera për përmirësimin e gjendjes në gjyqësor.

Zhbogar tha gjatë një prononcimi për mediat ditën e djeshme se vetting është gjithmonë zgjedhja e fundit duke theksuar se kjo vjen pas dakortësimit të të gjitha palëve politike.

“Qëndrimi jonë është i qartë, ne mbështesim që gjykata t’i shfrytëzoj elementet për përmirësimin e gjykatës nga brenda. Ne do të vazhdojmë me mbështetjen tonë si në të kaluarën ashtu dhe në të ardhmen, nga viti i ardhshëm planifikojmë projekt për monitorimin e rasteve me korrupsion të lartë dhe besojmë se kjo do të përmirësoj funksionimin e gjykatës. Vetingu gjithmonë është opsioni i fundit. Për vetingun ka një parakusht, është konsensusi i të gjitha palëve politike, ajo është zgjidhja e fundit dhe për momentin nuk shoh se ka nevojë për një gjë të tillë. Gjithsesi se qëndrimi jonë është se vendimi bie mbi vetë shteti”, tha ambasadori, shkruan Alsat.

Zhbogar u takua dje me kreun e Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati nga ku pas takimit bëri edhe këto komente.

Murati e ka njohur ambasadorin Zhbogar me punën e këtij institucioni si dhe projekt ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

“Biseduam për ardhmërinë e Gjykatës Kushtetuese, jemi të kënaqur nga bisedimet dhe do ta vazhdojmë dialogun me Këshillin Evropian dhe institucionet tjera evropiane.  Kemi draft version të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, sepse të gjitha vendet në Evropë që kanë gjykatë kushtetuese kanë Ligj, tek ne mungon kjo, prandaj po punojmë për atë version dhe kur të jetë gati kjo çështje do të zgjidhet njësoj  sikurse edhe vendet tjera të rajonit”, deklaroi Murati.

Edhe pse për Shqipërinë, Bashkimi Europian nxiti realizimin e procesit të vettingut në gjyqësor dhe publikisht deklaron se është një sukses, lëvizjet e kryera në Rajon dëshmojnë për të kundërtën. Gjatë miratimit dhe zbatimit të vettingut në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama, është shprehur në mënyrë të vazhdueshme, se ky proces do të shërbejë edhe si model për vendet e tjera të Rajonit.

Mediat në Maqedoninë e Veriut shprehen se Kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar që të aplikohet vettingu në gjyqësor sipas modelit të Shqipërisë, por Bashkimi Europian e ka refuzuar këtë kërkesë por që përmes ambasadorit, BE e duket sikur e ka hedhur poshtë këtë propozim.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: maqedoni e veriutSamuel Zhbogarvetting
Pas

Paketa anti-shpifje, Ylli Manjani: Ndjesë për cinizmin, por dëshiroj që Edi Rama ta miratojë atë ligjin

Para

A u ‘zmbraps’ Rama për paketën “Anti-Shpifje”? Drafti final pëson ndryshime në momentin e fundit, socialistët nga nxitimi publikojnë tekstin me “w”

Para
Poema që po bën xhiron e rrjetit: Në fillim ata erdhën për gazetarët. Ne nuk e dimë se çfarë ndodhi pas kësaj

A u 'zmbraps' Rama për paketën "Anti-Shpifje"? Drafti final pëson ndryshime në momentin e fundit, socialistët nga nxitimi publikojnë tekstin me "w"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngërçi politik në Kosovë, mbahet sot seanca e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon gjatë natës Kharkivin, gjashtë të vdekur dhe 21 të plagosur

“Dua të bëhem e famshme”/ Tragjedi në SHBA: 19-vjeçarja humb jetën nga sfida “Dusting” në rrjet

Rama publikon pamje nga “Defender 25” në Durrës: Një nga stërvitjet më komplekse

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.