Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim zyrtar në selinë blu ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.
Burime nga selia Blu bëjnë me dije se në qendër të diskutimeve gjatë takimit mes kryeopozitarit Basha dhe ambasadorit Soreca ka qenë situata e kriminalitetit në vend dhe reforma zgjedhore.
Kujtojmë se ky është takimi i parë që ambasadori Soreca zhvillon me kryedemkratin Basha në selinë blu, takim i cili vjen pas publikimit të platformës së opozitës për reformën zgjedhore dhe krimin në politikë.
(B.B/ Faxweb.al)