17:23 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ambasadori i Gjermanisë takime në Kosovë, bisedon rreth liberalizimit të vizave në BE. Cili është kushti

10:00 | 03/10/2017
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambasadori i Gjermanisë takime në Kosovë, bisedon rreth liberalizimit të vizave në BE. Cili është kushti

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka porositur drejtuesit e institucioneve kosovare se liberalizimi i vizave me BE-në varet nga sa shpejt ato e përmbyllin Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, si dhe ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Më tej, ai i kushton rëndësi edhe nivelit të korrupsionit duke këshilluar se duhet vazhduar lufta kundër tij sepse edhe ky kriter i hapur për liberalizimin e vizave.

Diplomati i ri gjerman gjatë intervistës së parë për një medie në Kosovë ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ku ka deklaruar se ky i fundit duhet të formohet në përputhje me ligjet e vendit, pasi që ky hap, siç thotë ai, do të duhej ta mundësonte një integrim më të mirë brenda Kosovës.

Heldt, po ashtu, ka thënë se të ftuarit nga Gjykata Speciale duhet të paraqiten vullnetarisht, ose ftesa e Gjykatës duhet zbatuar nga institucionet kosovare të sigurisë. “Ky do të jetë një shembull tjetër për ta parë se si veprojnë në ndërkohë institucionet e drejtësisë dhe autoritetet përgjegjëse për sundimin e ligjit në Kosovë”, ka thënë mes tjerash ambasadori Heldt.

Gjithashtu diplomati gjerman ka folur edhe për bashkimin e Gjermanisë, e cila ka ndodhur pikërisht më 3 tetor të vitit 1990, duke thënë se një bashkim i tillë para 27 vjetëve e ka arsyetuar premtimin për bashkimin e kontinentit tonë, që vlen edhe sot për vendet e Ballkanit Perëndimor.

( B.N/SHUPLAKA)

Etiketa: ambasadori gjemankosova
Pas

Shpërthimi i bombolës së gazit në Laç, xhamat janë shpërndarë deri në katin e parë të pallatit (FOTO/VIDEO)

Para

Ndryshimi drastik i Armelës, si ka qenë më parë ish-banorja e Big Brother

Para
Ndryshimi drastik i Armelës, si ka qenë më parë ish-banorja e Big Brother

Ndryshimi drastik i Armelës, si ka qenë më parë ish-banorja e Big Brother

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aktivistë pro-palestinez sulmojnë avionët ushtarakë në bazën ajrore britanike

“Vullkani Kilauea në Hawaii shpërthen sërish, lava arrin 300 metra lartësi”

Nis programi ‘Punësimi i të Rinjve 2024–2027’: 63.5 milionë euro për mbështetjen e të rinjve shqiptarë

“Britani/ Arrestohet Lorenc Lala, i kërkuar për vrasje me gjakmarrje në Shqipëri”

Shembet gabina elektrike në fshatin Kukur, qindra familje pa energji

Evakuime masive nga Izraeli dhe Irani: qytetarë nga dhjetëra shtete largohen nga rajoni

Sondazh, shumica e gjermanëve tani kanë qëndrim negativ ndaj Izraelit

“Izrael/Të paktën 17 të plagosur nga sulmi me raketa i Iranit, tre në gjendje të rëndë”

“Burgim i përjetshëm për Kristian Cenajn, vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj për një orë rolex

Vrasja e Kasen Kasmit në Itali: gjykata zbulon konfliktin për kontrollin e drogës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.