Ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, tha për CNN se Izraeli ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës një “pozicion mbrojtës” në konfliktin me Iranin, duke iu përgjigjur deklaratës së Presidentit Donald Trump se SHBA-të kanë kontroll të plotë mbi hapësirën ajrore iraniane.
“Nuk është detyra ime të flas në emër të Presidentit të SHBA-ve, ndaj nuk do të përpiqem ta shpjegoj atë,” u shpreh Leiter, kur u pyet nga gazetarja e CNN se çfarë nënkuptonte Trump me postimin në rrjetet sociale.
“Ky është kërkesa jonë dhe ajo që SHBA-të po ofrojnë,” vijoi ambasadori, duke shtuar se ndoshta Trump i referohej avionëve Lockheed Martin F-35 që janë përdorur nga Izraeli në mënyrë në mënyrë intensive.
Gazetarja Bash kërkoi sqarime mbi një pozicion të mundshëm ofensiv të SHBA-së në ndihmë të Izraelit.
“Jo. Kam qenë shumë i qartë, ne kemi kërkuar vetëm një pozicion mbrojtës. Ne kemi publikuar të gjitha informacionet që dimë për pozicionet iraniane në terren dhe administrata, pra Presidenti Trump, do të marrë vendimin për hapat që do të ndërmarrë”, deklaroi ambasadori izraelit në Shtetet e Bashkuara.