13:34 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ambasadori i OSBE paraqitet te Prokuroria e Krimeve të Rënda, zbulohet memorandumi që u nënshkrua

10:16 | 28/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambasadori i OSBE paraqitet te Prokuroria e Krimeve të Rënda, zbulohet memorandumi që u nënshkrua

Ambasadori i OSBE Borchardt ka mbërritur para pak minutash në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka takuar një pjesë të trupës së prokurorëve.

Burime bëjnë me dije se ambasadori dhe krimet e rënda do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi, po pa specifikuar se kjo ka të bëjë me zgjedhjet e së dielës.

Përveç zgjedhjeve të së dielës, kakim vjen një ditë pasi kreu i KLP-s Genti Ibrahimi sqaroi se faza e intervistimit dhe pikësimit të kandidatëve që kanë aplikuar për SPAK, Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, do të mbyllet brenda korrikut.

Memorandum i nënshkruar mes Donika Prelës dhe ambasadorit të OSBE:

Sot më 28.06.2019 në ambientet e Prokurorisë së  Krimeve të  Rënda drejtuesja e këtij institucioni  znj. Donika Prela nënshkroi një  MEMORANDUM MIRËKUPTIMI  me  Organizatën  për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë,  OSBE  për:  “Bashkërendimin, Koordinimin, bashkëpunimin dhe Komunikimin midis Policisë Gjyqësore dhe Prokurorisë në Procedimet Penale”.

Qëllimi i këtij Memorandumi është përcaktimi i bashkërendimit të angazhimit të Palëve në lidhje me termat dhe kushtet për të cilat  bien dakord OSBE dhe  Prokuroria e Krimeve të Rënda.

OSBE sipas kësaj marrëveshjeje do t’i kryejë veprimtaritë e përshkruara në Nenet e memorandumit, në përputhje me rregulloret, rregullat dhe politikat në fuqi të OSBE-së, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë.  Në varësi të dispozitave të këtij Memorandumi OSBE synon të kryejë një punë  studimore, e cila konsiston në një analizë dhe shqyrtim të plotë të kuadrit ligjor aktualisht në fuqi, që rregullon dhe ndikon në bashkëpunimin e policisë gjyqësore dhe prokurorisë.

Sipas dispozitave të këtij Memorandumi Mirëkuptimi, Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana e saj  do të jetë mbështetëse dhe do të ndihmojë për mundësimin e një procesi të qetë  për sa i përket grumbullimit të të dhënave që do të zhvillohet në terren, në formën e pyetësorëve dhe intervistave. Do të mundësojë akses në informacionin e saktë në lidhje me organizimin e personelit brenda institucionit, si numri total i prokurorëve, policisë gjyqësore, gjinia, mosha e tyre, etj.

Do të lehtësojë procesin e shpërndarjes dhe grumbullimit të pyetësorëve brenda institucionit, duke siguruar që ky proces të kuptohet brenda radhëve të prokurorëve dhe policisë gjyqësore. Do të të sigurojë akses në mjediset e saj për personelin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, të caktuar për të kryer analizën, si dhe të mundësojë një hapësirë të përshtatshme për ata që të ndërmarrin aktivitetet e tyre.

 

Pas

”Si mund të bëhen zgjedhjet e pavlefshme”, avokati tregon rrugën që duhet të ndjekë Presidenti

Para

”Te lokali i Riza Gashit”, ndryshohen 17 qendra votimi në Kukës. Vendosen kryesisht në ambiente private

Para
Rama bën marifetin duke ndryshuar vendin e takimit, kuksianët marrin masat që ta presin me protesta

''Te lokali i Riza Gashit", ndryshohen 17 qendra votimi në Kukës. Vendosen kryesisht në ambiente private

Discussion about this post

 



Të Fundit

800 kushërinj në një festë të rrallë, iniciativa që bashkoi fisin Xhepnuzi në Mat

Dosja “5D”, GJKKO dënon me burg Eglantina Zerën dhe 5 zyrtarë të tjerë për “shkelje të barazisë në tendera”

Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në një qendër votimi

Itali/ Grabitje bankash me armë dhe pjesë e një organizate të madhe droge, arrestohet shqiptari i dënuar me rreth 11 vite burgim!

Donald Trump: Më mirë një fund i vërtetë i luftës Izrael-Iran sesa armëpushim i përkohshëm

GJKKO cakton “arrest me burg” për, Erion Veliaj

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, 9 të vdekur dhe 26 të plagosur

FOTO/ Autobusë të shkrumbuar dhe zjarrfikës në vendngjarje, ja dëmet që kanë shkaktuar raketat iraniane në Izrael

Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje në aksin Pogradec-Qafë Thanë, shkaktohen dëme materiale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.