Mal Berisha, ish-ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë me një karrierë të gjatë në fushën diplomatike, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ramës kundër ambasadorëve.
Ai thotë se ka qenë shumë i lumtur që nuk ka qenë pjesë e takimit ku shkëlqesitë fyhen.
Berisha është larguar nga roli i ambasadorit në vitin 2015 pasi nuk ka pasur një raport aq miqësor me Ramën dhe Bushatin.
E ndërsa merr shembullin e tij ai thotë se për disa prej ambasadorëve që rrinin e dëgjonin vlen shprehja: Ma mirë Derra te kënaqun sesa Sokrate te vujtun!Unë për vetë pata zgjedhë Sokratin.
REAGIMI I PLOTË I MAL BERISHËS:
KOMENT PËR AMBASADORËT E L…..!
Nga një ish – Ambasador Ç’izolacionist.
Edhe pse e kam dashur me zemër punën e diplomatit, sot jam shumë i lumtur që nuk isha në sallën ku u fyen njerëzit më eminentë të shoqërisë shqiptare, Ambasadorët, Shkelqesitë e vendit tim!
Besoj se shprehem në emër të tërë diplomatëve dinjitozë që patën nderin të shërbejnë për hapjen e Shqipërisë dhe nxjerrjen e saj nga izolimi diktatorial, por që u pushuan nga puna nga qeveria e viteve 2013-2017.
Nuk e di sesa e meritojnë atë fyerje që iu bë sot të gjithë Ambasadorët shqiptarë, por vërtetë ndjeva dhimbje, jo pse ne nuk jemi më në këtë shërbim diplomatik, por se vendin tonë e paskan zënë Ambasadorë prej leshi të cilët e paskan ri-izoluar Shqipërinë që ne e hapëm me aq përkushtim.
Zgjohuni të lodhur dhe shlodhuni gjatë ditës Ambasadorët e Leshit!
Mos harroni asnjëherë, kush ju vuri në ato poste këto katër vjet!
Duroni çdo fyerje që t’ju bejnë dhe mos pipëtini, pasi keni vetëm një zgjedhje:
Ma mirë Derra te kënaqun sesa Sokrate te vujtun!
Unë për vetë pata zgjedhë Sokratin.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post