Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka shkuar këtë pasdite në selinë e Partisë Demokratike. Mësohet se ai ka zhvilluar një takim të beftë këtë pasdite me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Mendohet që në fokus të këtij takimi, i cili ka zgjatur 30 minuta, ka qenë situata politike në vend.
Takimi kokë më kokë Lu-Basha zhvillohet pas thirrjes këtë paradite të eurodeputetit Fleckenstein dhe Sekretarit amerikan McCain, të cilët i kërkuan Partisë Demokratike të hyjë në zgjedhje.
Ai vjen edhe përpara vizitës të përcaktuar të hënën të ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit Yee, i cili do të vijë në Tiranë dhe një ditë pas miratimit të fletëve të votimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
(XH.A/SHUPLAKA)