Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Cepurin në një intervistë për gazetën ruse “Sputnik”, ka deklaruar se sipas ligjeve ndërkombëtare Kosova është pjesë e Serbisë.
“Për çështjet e rëndësishme Rusia dhe Serbia kanë interesa të përbashkëta. Sa i përket Kosovës, sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare, Kosova mbetet pjesë e Serbisë, dhe ne e mbështesim integritetin serb”, tha Cepurin.
Lidhur me deklaratat e zyrtarit të lartë amerikan Hoyt Yee, i cili tha se Serbia nuk duhet të ulet në dy karrige, duke aluduar te BE-ja dhe Rusia. Cepurin ka thënë se deklaratës së Yee nuk duhet ti kushtohet shumë rëndësi, pasi është e ekzagjëruar.
“Një vizitë diplomatike është e ministrit, kryeministrit apo presidentit. Vizita e Yee nuk mund të karakteriziohet si vizitë zyrtare, por udhëtim apo udhëtim pune”, tha Cepurin.
(S.SH/Shuplaka)