Ambasadori dr. Islam Lauka pak minuta më parë ka nisur promovimin e veprës së tij më e re e titulluar: “Kosova e kërcenuar nga gjarpri i shtëpisë”. Kjo vepër pas promovimit në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Prishtinës dhe në komunën e Deçanit të Kosovës, tashmë është duke u promovuar edhe në Tiranë, në Hotel Tirana International.
Përsa i përketë tematikës së librit në punimin e tij, autori një fokus të veçantë i ka kushtuar të ashtuquajturit “korrigjim të lehtë të kufijve”, ku përmes vargjeve i bën thirrje Kosovës për qëndresë, duke dalë kundër dhe goditur kështu në mënyrë indirekte idenë e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për ndryshim kufijësh.
Rreth librit e tematikës së tij do të ketë diskutime të shkurtëra nga diplomatë të karrierës, të botës akademike e të fushës politike.
Folës kryesor gjatë takimit do të jetë z. Besnik Mustafaj, ish-ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, prof. dr. Marko Bello – ish ministër i Integrimit Europian, ambasador i Shqipërisë në Rumani doktor i Shkencave Juridike e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe njëkohësisht profesor në Universitëtin Ndërkombëtar të Strugës në Maqedoni, diplomati i karrierës Leonidha Mërtiri, me detyra e funksione në MPJ të Shqipërisë, në ambasadat shqiptare në Beograd në Shkup, ambasador i Shqipërisë në Rumani.
Fjalë rasti të shkurtë në prezantimin e librit midis shumë të ftuarve, do të mbajnë dhe botuesi i veprës, drejtori i Shtëpisë Botuese “Konica” në Prishtinë, shkrimtari i mirënjohur, Nazmi Rrahmani, i cili ka punuar gazetar e redaktor te Radio Prishtina, gazeta “Rilindja”, redaksia “Jeta e Re”, botimet “Rilindja”, autor i disa romaneve të jehonshëm ndër dekada shqiptare, ndër studiuesit e Letërsisë Shqipe, është vlerësuar e nderuar me çmime të ndryshme.
Në promovimin e veprës të ambasador dr. Islam Lauka “Kosova e kërcenuar nga gjarpri i shtëpisë” do të marrin pjesë personalitete të larta të politikës aktuale, të botës akademike e diplomatike, të Letrave Shqipe, të Shoqërisë Civile, të Masmediave Shqiptare e të Huaja, etj. nga Shqipëria, Koosva, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe nga Diaspora në Europë e Amerikë.