Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar tha se “Ne jemi në ndjekje të qelizave me zakone të këqija. Do të jemi në ndjekje deri në pastrimin e anëtarit të fundit të FETO-s nga Shqipëria.”
Bayraktar, për Anadolu Agency(AA), ka theksuar se FETO që nga tentativa për grusht shteti më 15 korrik vitin e kaluar po ndiqet nga afër edhe në Shqipëri, ku ekzistojnë lidhje me rrënjë historike dhe miqësie të Turqisë.
“Nga njëra anë kemi vëzhguar dhe konstatuar se FETO e cila ka shtrirjet e saj në këtë vend ka kryer punime dizinformuese për përzierjen e mendjeve në Shqipëri. Pas tentativës për grusht shteti edhe ne kemi zgjedhur rrugën të informojmë me maturi për publikun e Shqipërisë. Kryesisht në një proces disa mujor për informimin e publikut nëpërmjet intervistave në kanalet televizive, shkrimeve dhe artikujve nëpër gazeta kemi shpjeguar plotësisht ngjarjet e ndodhura natën e 15 korrikut në vendin tonë dhe gjithashtu se çfarë është dhe se si punon FETO”, -shtoi Bayraktar.
(M.D/Shuplaka)