Ambasadorja amerikane Yuri Kim, mëngjesin e sotëm po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Ambasadorja e SHBA që ka ardhur prej pak ditësh në Tiranë ka pasur një agjendë intensive takimesh me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.
Mësohet se Kim sapo ka mbërritur në zyrën e kryeministrit Rama, me të cilin pritet të diskutojë një sërë temash të aktualitetit.
Kujtojmë se që pas mbërritjes së ambasadores amerikane në Shqipëri tonë, diplomatja ka takuar disa nga personalitetet më të larta të vendit.
Dje Kim është takuar edhe me disa nga ministrat e kabinetit “Rama”, me kryeprokurorin dhe me prokurorët e SPAK, ku ka shprehur mbështetjen e SHBA për Reformën në Drejtësi.
Discussion about this post