Ambasadorja Franceze në Shqipëri ishte sot në Korçë në një eventi që organizohet nga QTTB Korçë dhe IVEA (Itinerare të gjelbra për blegtorinë Shqiptare)në kuadër të projektit “Porta të hapura” në ambientet e Drejtorisë së Teknologjive Blegtorale.
Ajo ka deklaruar se vendi i saj mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Ky projekt ishte ne ndihme te Shqipërie sidomos per hyrjen ne bashkimin Europian dhe duke ndihmuar fermeret shqiptar ne lidhje me kete projekt te blektorise dhe bujqesise duke respektuar natyren, duke respektuar mundesite e ndryshme te fermereve per te zhvilluar me shume bujqesine dhe blektorine.
Ceshtja eshte qe te sigurohen praktika te mira, ndarja e ketyre praktikave ne sa me shume fermere qe te ndermjetesohet me ministrine e bujqesise shqiptare qe do te zhvilloje me tej kete mundesi.
Ky projekt ka zgjatur prej vitesh ka me shume se 3 vite qe ka filluar dhe do te vazhdoje, por e rendesishme qe te vazhdohet mbeshtetja ndaj bujqesise dhe blektorise te zbatohen praktikat e mira duke pasur parasysh ndryshimet klimatike ne menyre qe te vazhdoje te eci me perpara ne lidhje me bujqesine.
Ajo qe thashe eshte ajo qe presidenti me ka thene 1 vite me perpara kur ai ka qene ne Shqiperi dhe e ka perseritur kur kryeministri i Shqiperise ka qene ne France. Ne deshirojme te mbeshtesim rrugetimin drejt Bashkimit Europian”, tha ajo.