04:32 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ambasadorja gjermane jep “ultimatum”: Azilkërkuesit shqiptarë do t’i kthejmë me forcë, 5 vite do ndalohen të hyjnë

10:27 | 16/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambasadorja gjermane jep “ultimatum”: Azilkërkuesit shqiptarë do t’i kthejmë me forcë, 5 vite do ndalohen të hyjnë

Ambasadorja gjermane në vendin tonë, Susanne Schütz, në një konferencë të zhvilluar nga INSTAT, ka thënë se azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani, nëse është nevoja do të kthehen me forcë në Shqipëri.

Shütz ka shtuar se një tjetër masë që shteti gjerman mund të ndërmarrë është ndalimi i hyrjes për 5 vite.

Më tej ajo ka ripërsëritur apelin se shqiptarët janë të mirëpritur në Gjermani për të punuar me anë të vizave të rregullta.

“Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe nuk është një vend me persekutim politik, që ishte një nga arsyet për të dhënë azil dhe do të kthehen në Shqipëri edhe nëse duhet me forcë dhe do të ndalohen të hyjnë në Gjermani deri në 5 vjet. Pavarësisht këtyre politikave tregu është i hapur për ata punëtorë të kualifikuar, nëse ata plotësojnë kushtet kanë mundësi të aplikojnë për viza punë dhe 3 mijë shqiptarë kanë përfituar në 2017 nga kjo. Bashkëpunimi me zyrën e punësimit ofron mundësi për të kualifikuarit në Shqipëri. Ndërsa shumë shqiptarë largohen nga vendi, jo vetëm në Gjermani por edhe në vende të tjera perëndimore, dëgjoj shpesh nga të rinjtë që ata do të preferonin të qëndronin në Shqipëri nëse do të kishin një shans më të mirë për të gjetur punë dhe për të siguruar një jetë më të mirë dhe kujdes të mirë shëndetësor. Kjo është një sfidë e madhe për qeverinë shqiptare dhe unë e vlerësoj që qeveria shqiptare është e vendosur për të siguruar një jetë më të mirë për shqiptarët këtu,” ka thënë ambasadorja.

(F.G/Faxweb.al)

Pas

Shkarkohet drejtoresha e njohur në Tiranë, prokuroria nis hetimet

Para

Artistët e Cirkut të Tiranës mes ‘katër rrugëve’, Ministria ia kalon në përgjegjësi Bashkisë

Para
Artistët e Cirkut të Tiranës mes ‘katër rrugëve’, Ministria ia kalon në përgjegjësi Bashkisë

Artistët e Cirkut të Tiranës mes 'katër rrugëve', Ministria ia kalon në përgjegjësi Bashkisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.