Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susane Schutz, gjatë një takimi në qytetin e Korçës, ka folur për zgjedhjet elektorale të 25 qershorit.
Schutz e ka vlerësuar pozitivisht procesin zgjedhor, pasi është shprehur se procesi është zhvilluar normalisht dhe se ka qenë i lirë dhe i ndershëm.
Mirëpo ajo është shprehur se pret nga qeveria vijimin e reformave të ndërmarra, mbi të gjitha atë në Drejtësi, si edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Për ne ka qenë një kënaqësi që procesi u zhvillua normalisht që atje morën pjesë 18 parti. Pjesëmarja nuk ka qenë e ulët, pra ka qenë relativisht e mirë.
OSBE-ODHIR ka konstatuar se është bërë për një fushatë elektorale pozitive, që procesi ka qenë i lirë edhe i ndershëm, analiza deri tani ka qenë pozitive, do të ketë sigurisht një raport më të detajuar së afërmi por ne jemi të kënaqëur që rezultati i zgjedhjeve ishte i mirë definuar.
Ajo çka ne presim deri tani është vijimi i reformave të tjera të ndërmara nga ana e qeverisë shqiptare në mënyrë që Shqipëria t’i afrohet sa më shumë BE.
Nuk më takon të gjykoj lidhur me këtë fakt, ishte vendimarje e qytetarëve shqiptarë ajo mbi bazën e së cilës iu dhënë më shumë vota njërës parti sesa partive të tjera politike.
Gjykoj në këndvështrimin tim se ky është një shans për qeverinë për të vijuar në mënyrë të qartë dhe të vendosur reformat e inicjuara tanimë duke menduar tanimë 5 prioritetet kyçe ku më me përparësi janë reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit por sigurisht një shans më tepër edhe për opozitën për të realizuar një opozitë sa më të fortë.”, është shprehur Schutz. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post