Ambasadorja amerikanë në Tiranë Yuri Kim sapo ka mbërritur në në Prokurorinë e Përgjithshme ku do të ketë një takim me kryeprokurorin Çela. Në këtë institucion ka mbërritur dhe kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi.
Që në fjalën e saj të prezantimit, Kim u shpreh se Reforma në Drejtësi duhet të japë rezultate sa më parë, në mënyrë që vendi të jetë i besueshëm për investitorët e huaj, që do të rrisnin dhe punësimet.
Kim e nisi punën e saj me një takim me presidentin Meta, si dhe me tre ministra të qeverisë Rama, Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj