Ambsadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, është takuar së fundmi me Presidentin e ri të SHBA-ve, Donald Trump, në pritjen e zhvilluar në Ëashington DC. Në takimin me të, Çitaku u shpreh se Kosova është vendi më pro-amerikan në botë.
“Jam ambasadorja krenare e vendit më pro-amerikan në faqen e dheut.”, mësohet të ketë thënë diplomatja e Kosovës, për të vazhduar më tej: “Ne jemi një vend me shumicë myslimane, por edhe një vend prodhues dhe konsumator i verës.”
Shkëmbimi me ambasadoren Çitaku ndodhi gjatë një mbrëmje me trupin diplomatik në Ëashington DC, në kuadrin e veprimtarive për inaugurimin e presidentit të ri. (XH.A/SHUPLAKA)