Ambasadori i Çekisë në Shqipëri, Karel Urban ka mbajtur fjalën e tij para kuvendit shqiptar, ku ka folur lidhur me rrugëtimin e vendit të tij për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.
Gjatë fjalës së tij, Urban theksoi se Çekisa ishte gati të mbështeste Shqipërinë drejt rrugës së anëtarësimit në BE.
“Republika e Çekisë mbështet procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Procesi mund të jetë i komplikuar gjatë rrugës por të gjithë vendet e BE-së ju mbështesin.
Jemi të përgatitur për t’ju ndihmuar dhe për ta bërë rrugëtimin tuaj më të lehtë”-tha Urban ndër të tjera.
Në këtë mënyrë ambasadori çek hedh poshtë edhe njëherë pretendimet se Çekia kishte kërkuar pezullimin e vizave për Shqipërinë për të frenuar emigracionin e jashtëligjshëm, deklaratë e bërë edhe më herët nga ministria e Jashmte çeke për Fax News.