Ambientalisti Ahmet Mehmeti ka zhvilluar një intervistë ditën e sotme për Fax News, ku ka bërë një analizë për situatën e zjarreve duke gjetur si fajtor kryesor vetëë njeriun me veprimet e tij.
Mehmeti thotë se duhet të ndryshojë sjellja e njerëzve dhe të disiplinohemi më tej, duke kuptuar rëndësinë e pyjeve.
Sipas ambientalistit, këto temperatura të larta janë të pazakonta dhe vijnë si pasojë e ngorhjes globale. Ai sugjeron se qeveria duhet të marrë masa për të siguruar pajisjet e duhura për shuarjen e zjarreve në kohë.
“Është e jashtëzakonshme me temperatura mbi 40. 44 ka qenë temperatura më e lartë në vitet 70. Kurse tani ka kapur gjithë repubklikën me temperatura mbi 40. Kjo ështe shprehje e ndryshimeve klimatike. Në europën qëndrore vazhdojnë shirat dhe stuhitë, duke filluar nga SHBA deri në Gjermani, Zvicer, Turqi dhe deri në JAPONI. KEMI TË BËJMË ME NGROHJE GLOBALE DHE ndryshim klimatik rrënjësor. Shkaktor është vetë njeriu me shkatërrimet e tij. Indistrualizimi i madh dhe ndryshimi në atmosferë i gazrave duhet ndryshuar. Njeriu ka mundësi dhe duhet të ndryshojë.
Kështu që perspektiva është që të futen mjetet elektrike me bateri. Kërkohet ndryshimi i mentalitetit. Pasojat ja ku janë. Problemet lidhen ngushtë me shëndetin mbi të gjitha. Po digjen pyjet. Njeriu të disiplinohet. Të shtojë gjelbërimin. Të merren pajisje për fikjen e zjarreve. Të merren masa për fikjen e zjarreve në kohë dhe të shtohet sipërfaqja me pyje. Të vendosen filtra në Industri”, tha ai.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post