Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Gjirokastër ka ushtruar kontrolle në disa subjekte në Përmet, të cilat nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare. Konkretisht, gjatë kontrollit që DRAKU, Gjirokastër ushtroi në subjektin me aktivitin restorant “Ana Beqiri” Çarshovë, Përmet ku u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.
Ndaj këtij subjekti u vendos gjobë në masën 300 mijë lekë të reja si dhe bllokim i menjëhershëm i aktivitetit. Ndërsa në restorantin “Altin Naçi”, Çarshovë, Përmet u konstatua se mungonte gjurmueshmeria dhe etiketimi i produkteve ushqimore. Ndaj këtij subjekti u vendos gjobë në masën 150 mijë lekë të reja.